Në adresën zyrtare të Ministrisë për Europën e Punët e Jashtme të Republikës së Shqiperise në Twitter, infoirmohet se ka nisur procedura për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.
Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur emri i ambasadorit të ri që do të zëvendësojë Kim në krye të ambasadës në Tirane.
Postimi i plote:
Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente./