Drejtuesit e futbollit spanjoll nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë emëruar menjëherë trajnerin e ri të Kombëtares pas ndarjes me Luis Enriquen.
I përzgjedhur i RFEF është Luis de la Fuente, i cili mbante postin e trajnerit të kombëtares U21 prej verës së vitit 2018, ndërkohë që ka drejtuar edhe Spanjën U19 dhe U18.
61-vjeçari nuk ka një eksperiencë të madhe në stol. Sa i përket klubeve, ai ka drejtuar vetëm dy klube: Athletic Bilbao dhe Alaves.
De la Fuente do të marrë zyrtarisht postin e trajnerit të kombëtares së njohur europiane të martën e 12 dhjetorit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
 - SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025
 - Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës - 03/11/2025