18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Xhaçka: Integrimi i Ballkanit në krye të axhendës së BE, zotim që e ndërmorën të gjithë në Samit

Në një lidhje direkte me emisionin Opinion në Tv Klan, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli për pikat kryesore të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Xhaçka tha se çështja kryesore ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e cila është kthyer tanimë në krye të axhendës të BE pas luftës në Ukrainë. Ministrja tha se ky ishte një zotim që e ndërmorën të gjithë.

Blendi Fevziu: Cilat ishin pikat kryesore të samitit?

Olta Xhaçka: Pati hov të ri të procesit të integrimit, qoftë mbështetjes për rajonin, qoftë bashkëpunimit mes BE dhe rajonit, dhe mes vetë vendeve të rajonit dhe ky ishte fokusi i takimit. U prekën tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët dhe për të cilat liderët u angazhuan që do t’i përshpejtonin edhe më tej. Çështja kryesore sigurisht ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e cila është kthyer tanimë në krye të axhendës të BE pas luftës në Ukrainë. Dhe ky ishte një zotim që në fakt e ndërmorën të gjithë.

Blendi Fevziu: A kishte një datë të përafërt kur parashikon BE që këto vende mund të bëhen anëtarë me të drejta të plota të tij?

Olta Xhaçka: Nuk ka një datë të përafërt sepse vendet duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrat e tyre për të avancuar në këtë proces. Por ka një riafirmim të angazhimit të BE për ta përshpejtuar këtë proces, për ta ndjekur këtë proces me shumë vëmendje, duke i dhënë një rëndësi strategjike integrimit të rajonit në BE.

Blendi Fevziu: Po në çështjet ekonomike dhe investimet, cilat ishin pikat kryesore?

Olta Xhaçka: U diskutuan disa për hir të së vërtetës, u diskutuan mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Fokus të veçantë kanë pasur të rinjtë dhe perspektiva e tyre. Arsimi, mundësi më të mira për të rinjtë e rajonit. U diskutua për progresin e bërë drejt integrimit të rajonit me tregun e brendshëm të BE, për modernizimin e sistemeve të pagesave, në përputhje me standardet e BE.

Blendi Fevziu: A kishte mosmarrëveshje midis liderëve europianë gjatë samitit?

Olta Xhaçka: Jo nuk kishte mosmarrëveshje mes liderëve europianë gjatë samitit, përkundrazi ka pasur një angazhim me zë të lartë, me zotim shumë të qartë për të avancuar këtë axhendë.

Blendi Fevziu: Po midis Kosovës dhe Serbisë a kishte tension?

Olta Xhaçka: Nuk kishte tension mes Kosovës dhe Serbisë në samit. Ajo është një çështje vërtetë sensitive në këtë moment, për të cilën janë angazhuar të gjithë aktorët.

Blendi Fevziu: Dhe një situatë të vështirë në Kosovë ekzaktësisht në momentet që po zhvillohej samiti në Tiranë…

Olta Xhaçka: Ai konflikt dhe ai sensitivitet le të themi, nuk u reflektua atje. Atje kishte diskutime shumë konstruktive, për bashkëpunim, për integrim dhe e gjithë fryma në fakt ishte e tillë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x