Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi se do të dëshironte që ta takonte atë, për ta sqaruar në lidhje me incidentin e ndodhur dhe pacientin e tij.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shehu u shpreh se Berisha është keqinformuar.
“Nuk kam linja komunikimi me profesorin, por do të ishte kënaqësi e veçantë ta takoja kokë më kokë. Si të dëshirojë, apo ku të dëshirojë që ta sqaroj, ose është keqinformuar, ose mbase është pasojë.
Ne mjekët i marrim shumë seriozisht dëmtimet, traumat e kokës, ka qenë goxha traumë.
Me shumë kënaqësi do t’i jepja të gjithë sqarimet e nevojshme kokë më kokë nëse ka nevojë dhe jam i bindur që është i keqinformuar. Do dalë gjithçka në shesh”, theksoi ai.
Gert Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës Sali Berishën, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Shehu u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026