9.5 C
Tirana
26 / 02 / 2026

“Moska në rrezik”, Ukraina sulmon Rusinë

Ukraina ka sulmuar për herë të parë në brendësi të Rusisë në një seri sulmesh që lanë 3 të vrarë dhe 6 të plagosur.

Pasi Rusia gjuajti afërsisht 70 raketa gjatë ditës së hënë në Ukrainë, duke vazhduar synimin e saj për të gjymtuar infrastrukturën energjetike të vendit, ushtria ukrainase u kundërpërgjigj me sulme në bazat ajrore të Putinit.

Forcat ukrainase kanë përdorur dronë për të goditur të paktën 3 baza ajrore qindra milje brenda territorit rus, ka pranuar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Baza ajrore Engels-2, baza ajrore Dyagilevo dhe ajo në Kursk, të trija në Rusinë perëndimore dhe vende bombarduese strategjike të përdorura nga Putini për të bombarduar qytetet e Ukrainës, u goditën nga ato që Ministria e Mbrojtjes ruse pretendoi se ishin “dronë sovjetik”.

Tre persona thuhet se u vranë dhe gjashtë u plagosën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një bazë ajrore ruse pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës.

Një tjetër shpërthim u raportua të ketë ndodhur në rajonin e Saratovit të Rusisë përgjatë lumit Vollga, larg vijës së frontit.

Ndërkohë, Ukraina nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmet.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mikhail Podolyak, shkroi në Twitter se Kremlini duhet ta dinte se “nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objektet e panjohura fluturuese do të kthehen në pikën e nisjes”.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët ishin kapur të gjithë, por mbeturinat nga përplasjet kishin rënë në fushat ajrore duke shkaktuar shpërthime. Tre ushtarë rusë u vranë nga sulmet ndërsa katër të tjerë mbetëm të plagosur.

Ndërkohë, Rusia nisi sulme të tjera të hënën mbrëma në rajonin e Zaporizhia, ku ndodhet një nga termocentralet kryesore bërthamor të Ukrainës.

Sulmet dëmtuan infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit. Në këtë fazë nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 60 nga mbi 70 raketat e lëshuara nga Rusia ditën e hënë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x