Efektivë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, sikurse mund të shihen në pamjet e siguruara nga Koha.net. Dyshohet se brenda objektit ka bombë.
Kjo pas disa incidenteve të ndodhura gjatë ditës së sotme në zyrat e KQZ-së, në dy komuna në veri të Kosovës, ku u raportua për shkrepje armësh e shpërthime.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me incidentet e fundit të ndodhura në veri të vendit, konkretisht në komunën Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut. Krasniqi thotë se institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut dhe se kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore janë kërcënuar. Ai kërkon që kryeministri Albin Kurti të reagojë.
“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!
Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Fol Kryeministër!”, shkruan Krasniqi në Facebook.