Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë sot në një deklaratë për mediat, teksa ka folur mbi mbarëvajtjen e sigurisë gjatë Samitit të BE dhe protestës së opozitës.
Duke folur për sulmin ndaj Berishës, Rrumbullaku tha se, në lidhje me këtë incident, të cilin e cilësuan si të paprecedentë dhe të dënueshëm, Policia e Shtetit reagoi duke ndaluar autorin e dyshuar.
Sipas tij, aktualisht po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
Drejtori i Policisë përgënjeshtroi më tej deklaratat e Berishës, duke thënë se agresori nuk është agjent i policisë.