Nuk ka kaluar as 5 minuta nga ngjarja ku Berisha është qëlluar me grusht, e mediat pranë Berishës kanë deklaruar e personi është nga Tepelena. Një skemë e njohur përçarje për ta konsideruar çdo njeriu që urren Sali Berishën si lab. Por dokumenti që publikoi report tv tregon se Gert shehu, i lindur më 9 maj 1991, pra ditën e E Europës ka lindur në Tiranë.
“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gerti Shehu, 31-vjeç, i cili sot në mesdite goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.
Report Tv ka siguruar epikrizën shëndetësore të tij, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut. Ka qenë nëna e të riut që na e ka vënë në dispozicioon. Dokumenti është e datës 16 gusht 2022.
Kujtojmë se vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person për të dhunuar Berishën.
