I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi se zyrtarët në Bruksel janë duke punuar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mbahet brenda javësh.
Lajçak, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i bëri komentet të martën në Prishtinë, pas takimit me Kurtin
“Mund të kthehem sërish së shpejti për t’u siguruar që takimi Kurti-Vuçiç do të jetë i përgatitur mirë. Besojmë se nuk ka më kohë për të humbur”, theksoi ai.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026