19.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Samiti/ Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë të parët në Tiranë, mbi 1500 policë në gatishmëri

Po vijojnë përgatitjet për samitin e BE-BP që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë. Mikpritja nga ana e kryeministrit Edi Rama do të bëhet në ambientet e “Air Albania”.

Ditën e sotme pritet të mbërrijnë të parët liderët e Ballkanit Perëndimor  teksa nesër liderët europianë.

Punimet e samitit do të fillojnë rreth orës 9:15.

Janë marr masa të shumta sigurie për shkak të samitit, ku sic është raportuar edhe më herët janë rreth 1500 policë në gadishmëri.

Ndërkohë zbatimi i masave do të nisin që sot. Për garantimin e sigurisë së personaliteteve të larta europiane pjesëmarrëse në të, perimetri i sigurisë do të përfshijë Stadiumin “Air Albania”, Pallatin e Kongreseve dhe godinën e kryeministrisë dhe gjithë zonën përreth.

Sipas planit të masave në këtë zonë do të ndalohet tërësisht lëvizja e automjeteve, si edhe e qytetarëve që nuk janë rezidentë, përveç të punësuarve. Referuar masave, e bllokuar do të jetë rruga e Elbasanit nga kryqëzimi i “7 xhuxhave” në rrethrrotullimin e Saukut, segmenti i Unazës së Vogël në të dyja krahët nga “7 xhuxhat” deri te kryqëzimi pranë parkut “Rinia”, si edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e Lanës, deri tek ish-Garda e Republikës.

E bllokuar do të jetë edhe rruga nga ura e këmbësorëve mbi Lanë pranë Katedrales Katolike, deri te stadiumi “Air Albania” dhe çdo aks që lidh këtë rrugë me rrugën e Elbasanit dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të krijuar një korridor sigurie për shoqërimin e delegacioneve nga Rinasit në Samit, do të jetë tërësisht i bllokuar aksi nga rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re në drejtim të Pallatit me Shigjeta – ish-sheshi Shqiponja – autostrada Tiranë-Durrës – Kthesa e Kasharit-Rinas.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x