11.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Samiti i 6 Dhjetorit, kush janë 14 liderët europianë që pritet të vijnë në Tiranë

Të martën më datën 6 dhjetor pritet të zhvillohet një samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar praninë e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Por një gjë e tillë ende nuk mund të thuhet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, nga Maqedonia e Veriut, pritet të mbërrijë një delegacion i vogël.

Delegacioni do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

I pranishëm do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:

  • Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
  • Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
  • Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
  • Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
  • Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
  • Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
  • Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
  • Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
  • Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
  • Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
  • Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
  • Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
  • Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
  • Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x