Luhen sot ndeshjet e rradhës për llogari të fazës së 1/16 të vlefshme për të caktuar çiftin e tretë të çerekfinaleve të “Katar 2022”.
“Samurait” e Japonisë bënë surprizën e madhe në Grupin E duke shtangur të gjithë botën e futbollit duke mundur të dy ekipet “big”, Spanjën dhe Gjermaninë, me këta të fundit që nuk arritën të kalonin grupin. Përballë do të kenë nënkampionët e botës Kroacinë, të cilët mund të mos jenë më aq të freskët sa në “Rusi 2018” përveç Modric i cili vazhdon të jetë motorri i ekipit edhe pse 37 vjeç.
Ndeshja e dytë që do zhvillohet ditën e sotme pëmban gjithashtu elementin surprizë pasi përballë Brazilit do të jetë Korea e Jugut, “hirushja” e Grupit H e cila me fitoren në ndeshjen e fundit arriti të siguronte vendin e dytë dhe të ishte pjesë e 1/16.
NDESHJET E DITËS SË SOTME:
