Tifozët serbë e përjetojnë çdo humbje kundër Zvicrës në futboll si një humbje përballë shqiptarëve. Kështu ka qenë edhe në natën e të premtes kur përfaqësuesja e tyre është mposhtur 3-2 nga zviceranët dhe është eliminuar nga Botërori 2022.
Ata e kanë përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që ka ndodhur në Vjenë. Një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas ndeshjes dhe kanë filluar me thirrje nacionaliste, për të vazhduar më pas me sloganet e dhe koret e fyerjet kundër shqiptarëve.
Të famshmet “ubi, ubi” që kujtonin shumë thirrjet në Beograd në ndeshjen ndaj Shqipërisë, janë dëgjuar në rrugët e Vjenës. “Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026