Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se “Open Ballkan” është një e pjellë e procesit të Berlinit.
Rama sqaroi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë opinionin për “Open Ballkan, pasi është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën e BE-së.
‘Ajo nuk është rezolutë e PE. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit.
Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur.
Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur.’- u shpreh Rama.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)