14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Samiti godet Open Balkan, nisim në orën 12:00

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e njësisë 5 në kryeqytet deklaroi se Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur.

Gjatë fjalës së tij, ai lajmëroi dhe për orën kur do të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës, e cila do të organizohet mesditën e 6 dhjetorit.

“Në prag të një momenti historik jo vetëm për PD, po për shoqërinë në tërësi. Më datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE dhe të Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë është një përzgjedhje gjeostrategjike, historike me të cilin Europa i thotë Putinit dhe të tjerëve që Shqipëria është territor i yni dhe harroni që mund të keni ambicie të tjera. Ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor të shqiptarëve dhe i jep goditje të rëndë projektit të Vuçiç, Ramës dhe vasalit të tij në Shkup, projektit të Ballkanit të hapur i mbështetur haptas nga Lavrov. Por duhet të themi të vërtetën edhe nga Soros dhe djali i tij. Samiti është i mirëpritur”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x