16.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Gjermani, lehtëson rregullat e marrjes së shtetësisë, ja kush përfiton

Qeveria mbrojti të hënën planet për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, duke kundërshtuar ankesat si nga brenda koalicionit qeverisës edhe nga opozita, se një gjë e tillë mund të inkurajojë imigracionin e paligjshëm.

Qeveria ka thënë se dëshiron të nxisë imigrimin dhe trajnimin për të përballuar problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, që rëndon mbi ekonominë më të madhe të Evropës në një kohë të dobësimit të rritjes ekonomike dhe kur një popullsi në plakje po shton presionin mbi sistemin publik të pensioneve.

“Kushdo që jeton dhe punon këtu në baza të përhershme duhet gjithashtu të jetë në gjendje të votojë dhe të zgjidhet. Ata duhet të jenë pjesë e vendit tonë me të gjitha të drejtat dhe detyrat që i shoqërojnë”, tha kancelari Olaf Scholz në një forum mbi imigracionin të transmetuar në televizion. “Dhe kjo duhet të jetë plotësisht e pavarur nga origjina, ngjyra e lëkurës, apo përkatësia fetare”, shtoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x