16.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Ukrainasit zgjedhin artin për t’u shkëputur nga realiteti i hidhur i luftës

Teatri Akademik i Operës dhe Baletit në Odesa të Ukrainës nuk i është përkulur frikës së bombardimeve ruse. Atje vijojnë të luhen shfaqje artistike, kryesisht balet. Protagonistët e konsiderojnë performancën e tyre një mjet të mirë për t’u shkëputur nga realiteti i hidhur.

“Në skenë mendoj vetëm se si po vallëzoj dhe për personazhin tim. Mendimet e luftës nuk ndërhyjnë. Shpresoj që edhe audienca të shkëputet paksa nga lufta, sepse është e pamundur të mendosh vetëm për të”, thotë Katerina Bartosh, balerinë.

Por lufta nuk është shumë larg nga mendjet e anëtarëve të trupës së Teatrit Akademik të Operës dhe Baletit.

Që prej rihapjes së dyerve, në qershor dhe me gjysmën e stafit, teatrit iu desh të përballej me efektet e konfliktit, që po afrohej gjithnjë e më shumë.

“Shpesh herë gjatë performancave pati sulme ajrore dhe raketat shpërthyen mbi çatinë e teatrit. Ishte shumë e frikshme, artistët u trembën, por kur bombardimet mbaruan, performanca rifilloi dhe vazhdoi deri në fund”, u shpreh Harry Sevoyan, drejtor artistik.

Balerinët, muzikantët dhe teknikët që qëndruan u ndjenë sikur pasioni i tyre ishte kthyer në armë dhe tani, arti në Ukrainë është një lloj rezistence.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x