14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Berisha: Protesta do të mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat të dielën foli edhe mbi protestën e 6 dhjetorit, që nga policia nuk është pranuar të mbahet përballë kryeministrisë, pasi po atë ditë në Tiranë mbahet edhe samiti BE-Ballkan Perëndimor.

Berisha tha e nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim që siç theksoi do të mbahet para Kryeministrisë, ndërsa kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihet.

“6 dhjetori, protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë, por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x