13.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

I shkoi Ramës te karrigia, Dashnor Sula tregon për çfarë debatoi me Kryeministrin në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka treguar se për çfarë diskutoi me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, pasi ky i fundit përfundoi fjalën e tij në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sula u shpreh se u sqarua me Ramën për disa keqkuptime të kreut të qeverisë, se mund të ishte ofenduar nga deputeti demokrat në disa raste.

Por Sula nënvizoi se kjo ishte e pavërtetë dhe i tha Ramës se diçka të tillë mund ta verifikonte. Ndër të tjera, Sula bëri të ditur se i dha Ramës foton kur disa ministra darkonin në një restorant në Dubai dhe dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.

“Sigurisht, fotoja ka të bëjë me një takim që të gjitha mediat e kanë dhënë, një darkë te restoranti i famshëm i Nusretit, atje ku minimumi një biftek kushton 1 mijë euro dhe kjo është për të ardhur keq. Aty është foto e ministrave të kësaj qeverie apo të nënkryetarit të bashkisë dhe biznesmenë të Shqipërisë, të cilët në janar të vitit 2021, atu ku ka lindur apo zhvilluar si ide dhe projekti i Portit të Durrësit. Kjo ishte fotoja që unë kam nxjerrë. Unë, absolutisht, nuk ka asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x