Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, zbuloi se javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
“Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës”, tha Alibeaj.