11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani: Lefter Koka u prangos si kundërshtar i Metës

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se SPAK-u po arreston njerëz pa patur asnjë provë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Gjatë një intervistë në emisionin Zona Zero, Manjani tha se SPAK-u është duke bërë drejtësi popullore në lidhje me çështjen e inceneratorëve duke kënaqur popullin, pasi sipas tij, për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon nuk ka asnjë provë që i lidh ata me korrupsionin.

Manjani shtoi më tej se Lefter Koka është arrestuar dhe po mbahet në burg kot për interesa te Ilir Metës, duke qen kundërshtari i tij.

Sipas tij, Ambasada amerikane dhe SPAK kanë degraduar sistemin e drejtësisë dhe shtoi më tej se prokurorët e SPAK duhet të ishin sot në burg që kanë arrestuar njerëz pa prova.

Manjani deklaroi se SPAK u krijua për të kapur të korruptuarit me prova dhe jo të arrestonte njerëz për interesa politikë. Ai tha se LSI duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë, pasi ka bashkëqeverisur me PS-në.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x