14.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Shkodër, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata, banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre

Pas dy ditësh reshjesh intensive, Ministria e Mbrojtjes njofton se situata është normalizuar në qarqet që u prekën nga përmbytjet.

Në një njoftim për mediat, ministria bën me dije se në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji nëpër banesa, teksa thekson se qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Sipas ministrisë, në Lezhë ka prani uji vetëm në 4 banesa. Forcat e emergjencave civile kanë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë.

Ndër të tjera, ministria njofton se akset rrugore në të gjithë vendin janë aktualisht të qarkullueshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x