Ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka bërë sot një deklaratë në Prishtinë për bashkim të dy trojeve shqipfolëse.
Teksa po qëndron në Kosovë për hapjen e ekspozitës së tij me fotografi, titulluar “Ukraina në 10 orë”, Blushi tha se e gjeti Prishtinën dhe Kosovën të vetmuar.
“Jeni shumë vetëm. 2 milionë banorë këtu, gjysma po ikin, edhe nga Shqipëria shumë po ikin. E vetmja rrugë, për të dy palët është të bashkohemi,” – u shpreh Blushi.
Teksa foli për situatën në Ukraimë dhe fatin e luftës, Blushi tha se impakti i luftës mund të ketë efekt edhe në vendet tona, sidomos në Kosovë.
“Kosova ndoshta është territori europian që mund të trazohet më kollaj nga dallga ruse në Ukrainë,” – tha autori Ben Blushi.
Ekspozita me fotografi e Ben Blushit, “Ukraina në 10 orë” do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor.