Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim thotë se kreu i ri i SPAK duhet të zgjidhet në bazë të historikut dhe kualifikimeve, ndërs abën thirrje që procesi të mos ndikohet nga “ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Kim thotë se kreu i ri i SPAK duhet të jetë i aftë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Në garë për kreun e SPAK janë prokurorët Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Mandati i kreut aktual të SPAK, Arben Kraja, përfundon në 18 dhjetor.
Mesazhi i plotë i ambasadores Kim:
Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit, krimit i organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.