14.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Kosova merr dritën e gjelbër, liberalizimi i vizave nis në janar të vitit 2024

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe pa viza në zonën Shengen duke nisur nga janari I vitit 2024. Lajmi i mirë raportohet nga Radio Evropa e Lirë, që shkruan se përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhanë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave gjatë një takimi të këshilltarëve për vizat në Bruksel.

 Data e vonë ishte një kërkesë e Spanjës, një nga pesë vendet e Unionit që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Republika Çeke, që udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi I vizave për kosovarët të hynte në fuqi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Por propozimi nuk u mbështet, me Spanjën, Sllovakinë dhe Suedinë që kërkuan sqarime shtesë, për çështje që janë ende të paqarta.

Për të marrë dritën e gjelbër, propozimi duhet të miratohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, në një takim që do të mbahet gjatë të mërkurës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x