11.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

‘Përmbytja erdhi nga korrupsioni’, Meta: Hidrovoret në Shkodër s’ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përmbytjet në vend duke akuzuar se shkak është bërë mosfunksionimi i hidrovoreve në Shkodër.

“1685 ha të përmbytur në Shkodër dhe qindra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të evakuuara. Bashkia e Shkodrës dhe qytetarët nuk u paralajmëruan sipas ligjit. Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë. 1300 ha në Lezhë.

Po kështu në Fushë Krujë ku janë përmbytur mbi 150 ha. Nuk mund të mbeste jashtë përmbytjes qyteti i Durrësit në zonën e Kënetës. Pa dyshim edhe qendra e betonziuar e këtij qyteti te Veliera. S’kishte si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i bordit të kullimit për Shkodrën Leshën Kukësin është 80 mln euro në vit”, tha Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x