Deputeti i PS, Blendi Klosi është përplasur me gazetarin Alfred Lela në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me protestën e PD në 6 dhjetor, i cili ka permendur bllokimin e ligjeve per shkak te kreut te qarkut te Fierit!
Sipas Klosit, me protestën e PD ditën që në Tiranë pas 32 vjetësh vijnë kaq shumë përfaqësues të Bashkimit Evropian, do të mbahet mend historikisht që për herë të parë një pjesë e politikës shqiptare shfaqet kundër BE.
“Duke dalë në protestë, duke bllokuar rrugët, shqetësimi ynë është që është dita e parë që në Tiranë vijë kaq shumë liderë të BE, një pjesë e politikës sonë del kundër NE.
Që nga ky moment do kemi në Shqipëri jo më atë që kemi thënë që 99 për qind e shqiptarëve janë pro BE. Është hera e parë që një grup politik del kundër BE pas 110 vjetësh, mund të kenë dalë edhe në kohën e Haxhi Qamilit, kampi tjetër e di më mirë këtë”, tha Klosi.