11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Projekti i Durrësit, Salianji: Aferë korruptive që do të pastroje paratë e krimit!

Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit ka përplasur në një debat deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin dhe deputetin e Partisë Socialiste dhe Arben Pëllumbin. Të ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, deputeti demokrat e cilësoi si një aferë korruptive, ndërsa për deputetin socialist ky projekt do të sjellë zhvillim të madh për qytetin e Durrësit. Salianji theksoi se projekti për Portin e Durrësit është një aferë korruptive ku do të pastrohen paratë e krimit.

    ‘Projekt thellësisht korruptiv. Kam informacione të plotë që kjo kompani po bën kontrata. Ka 1 miliardë euro kapital do marrin tokën e shtetit dhe do ndërtojë dhe do shesë pronën. Po e bën kompani për të ndërtuar. Sot po ju them se ajo është afera më e madhe e korruptive e ku do të pastrohen paratë e krimit. Aty do bëhet një tmerr me portin tjetër. Do bëj një koncesion tjetër që t’ua japë oligarkëve. Është një aferë korrupsioni. Pse nuk i pyesni qytetarët. Është tokë që ka vlerë tregu 1 miliardë euro. Është 850  m. Po të bëhet diku tjetër nuk ka interes është një projekt korruptiv. Paratë që do të fitojë, një tokë që bën 2 mld euro po e shmang nga taksat. E ka shmangur nga çdo lloj takse. Janë hajdutë me çizme.’- u shpreh Salianji.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x