10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Situata në Shkodër e Lezhë, Ministria e Mbrojtjes: Orët në vijim, kritike

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka bërë me dije se një situata së krijuar si pasojë e reshjeve në vend është përmirësuar veçanërisht në dy qarqet më problematike, Shkodër e Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, është kryer evakuimi e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre dhe evakuimi i rreth 57 krerësh bagëti. “Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve. Ka prani uji në rreth 4356  ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje. Forcat e Armatosura dhe të emergjencave civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre. Po ashtu janë evakuuar edhe 57 krerë bagëti”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se përmirësim të konsiderueshëm ka edhe situata në Lezhë, por orët në vijim mbeten sërish kritike, bazuar në parashikimet e motit për shtim të reshjeve të shiut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x