14.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

Ambasadorja e SHBA takon Shefin e Shtabit të FA-së, ja çështjet që u diskutuan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve mbrojtjes SHBA-Shqipëri.

Siç bën me dije ambasada, Kim-Kingji ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.

Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB).

Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadorenq Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x