13.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Bora mbulon Thethin, ARRSH në terren për të mbajtur të hapur rrugën

Reshjet e para të dëborës kanë filluar tashmë në Shqipëri, teksa vendi përballet me pasojat e rënda nga përmbytjet.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Thethi, ku reshjet e borës kanë mbulur rrugën, ndërkohë që autoritetet kanë filluar punë për mbarëvajtjen e qarkullimit.

“Dëbora e parë në Theth, kemi ndërhyrë me borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën”, shkruan Rama krahas videos.

Ditën e djeshme, më 20 nëntor, në vend u shënuan edhe reshjet e para të borës, konkretisht në  Qafë Thore.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet, ndërkohë që ARRSH u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /abcnews.al

https://fb.watch/gXlVOqJN64/

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x