15.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Hakerat publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe n/drejtorit të SHISH

Hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu faqja Homland justice, ka publikuar dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH Oljan Kanushi.

Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, si dhe të Kanushit.

Më herët hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).

Po ashtu ata publikuan dhe të dhënat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe të kryeministrit Edi Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x