15.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Mbrojtja Civile e Gjermanisë thirrje qytetarëve: Paketoni ujë dhe qirinj, mund të kemi ndërprerje të energjisë elektrike

Kreu i Agjencisë Federale të Mbrojtjes Civile, Ralf Tischler dha alarmin për ndërprerjet e energjisë elektrike në Gjermani gjatë dimrit.

Ai tha se në shtëpinë e tij tashmë ka ruajtur ujë, si dhe disa kuti me konserva, të mjaftueshme për dhjetë ditë. Ai shtoi se përveç furnizimeve, mbi të gjitha ka nevojë për një radio me bateri dhe qirinj, si dhe dokumentet personale më të rëndësishme që disponohen në rast emergjence.

“Duhet të supozojmë se do të ketë ndërprerje në dimër, jo vetëm për shkak të mungesës së energjisë, por edhe për shkak të një mbylljeje të përkohshme të rrjeteve nga administratorët për t’i mbrojtur ata dhe për të shmangur një ndërprerje të përgjithshme.

Ky rrezik rritet nga janari dhe shkurti e në vazhdim, kështu që supozojmë që nga ajo kohë do të ketë ndërprerje të energjisë në vende për një periudhë të caktuar kohore”, theksoi kreu i Mbrojtjes Civile në Gjermani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x