9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Al-Qaeda u bën  thirrje myslimanëve: Bojkotoni Kupën e Botës

Al-Qaeda u bën  thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bojkotojnë Kupën e Botës të futbollit në Katar, ndonëse nuk ka kërcënuar sulme apo nxitje të dhunës në lidhje me ngjarjen, sipas një deklarate të raportuar nga një grup monitorues, raporton Reuters. 

Al-Qaeda në Gadishullin Arabik, dega e grupit militant me bazë në Jemen, kritikoi Katarin për “sjelljen e njerëzve të pamoralshëm, homoseksualëve, mbjellësve të korrupsionit dhe ateizmit në Gadishullin Arabik” dhe ka thënë se ngjarja shërbeu për të larguar vëmendjen nga “pushtimi i vendeve myslimane dhe shtypjen e tyre”.

“Ne paralajmërojmë vëllezërit tanë myslimanë që ndjekin këtë ngjarje ose marrin pjesë në të”, thuhet në deklaratën, e raportuar nga grupi i Inteligjencës SITE të shtunën, një ditë para hapjes së turneut në një vend me shumicë myslimane për herë të parë.

Organizatorët e Kupës së Botës, në përgjigje të kritikave mbi të dhënat e të drejtave të njeriut në Katar, duke përfshirë të drejtat LGBT si dhe kufizimet sociale, kanë thënë se të gjithë, pavarësisht orientimit apo prejardhjes së tyre seksuale, janë të mirëpritur gjatë ngjarjes.

Katari, një vend i vogël me rreth 3 milionë banorë, kryesisht punëtorë të huaj, ka thënë se ka trajnuar më shumë se 50 mijë njerëz për të ofruar siguri gjatë Kupës së Botës, me forcat e huaja që ndihmojnë nën komandën e Katarit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x