Disa ditë pas incidentit me raketat që shkaktuan vdekjen e 2 personave në Poloni, por edhe rritën alarmin për rrezikun e një lufte të tretë botërore midis vendeve të NATO-s dhe Rusisë, qeveria polake o i ndaloi hyrjen në territorin e saj ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov.
Kryediplomati rus duhet të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së por ndalimi I tij thuhet se është bërë për shkak të sanksioneve evropiane.
“Delegacionet duhet të përshtaten me rregulloret aktuale të BE-së dhe të mos përfshijnë persona që janë të sanksionuar nga Bashkimi Evropian”, tha kryesia polake e OSBE-së në një deklaratë.
Por, Ministria ruse u është kundërpërgjigjur duke e ka quajtur këtë vendim të Polonisë si një provokim dhe të paprecedentë.
“Vendimi i Polonisë është provokues dhe i paprecedentë. Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregulloret aktuale”, thuhet në njoftimin për shtyp të diplomacisë ruse.
Delegacioni rus do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE, Aleksandër Lukasheviç.