9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Kod unik për identifikimin e banesave, pr.ligji së shpejti diskutohet në Kuvend

Ndërtesat, shtëpitë dhe bizneset pritet të kenë një kod unik identifikues.

Përveç 8 elementëve përbërës të deritanishëm të adresave që janë emri i bashkisë, i njësisë administrative, emri i qytetit ose fshatit, i bulevardit ose rrugës, numri i ndërtesës dhe i hyrjes si dhe kodi postar, do të shtohet edhe një element i nëntë.

Sipas projektligjit të propozuar nga Ministria e Brendshme, Kodi Unik synon lehtësimin e memorizimit të adresës për shqiptarët dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave. Adresat e sakta kanë rol veçanërisht të rëndësishëm për shërbimin zjarrfikës, të ambulancës, shërbimin postar, transportin me taksi etj. Gjithashtu, Kodi Unik zëvendëson 8 elementët e adresës në rast të shkëmbimit të informacionit midis databazave kombëtare. Se si do krijohet dhe çfarë do të përmbajë ky Kod Unik është ende e paqartë, pasi vetë propozimi është në fazën e konsultimit publik. Por, pritet që brenda pak muajve të shkojë në Kuvend në një formë përfundimtare, me shpresë që problemi i adresave të gjejë më në fund zgjidhje

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x