“Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive”.
Kështu u shpreh ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në një intervistë për Euronews Albania.
Ish-diplomati deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë.
Sipas tij, nëse kryedemokrati, Sali Berisha do të zgjidhet si një alternativë, kjo është diçka që e vendosin qytetarët shqiptarë.
“Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje.
Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin.
Nuk besoj se ky është momenti të diskutojmë sesi po qeveris zoti Rama apo socialistët në përgjithësi.