Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje në lidhje me një postim të bërë në Twitter një ditë më parë, ku ndante artikullin e një media, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”, projekt i cili në të vërtetë nuk ishte realizuar.
“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!
Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!” shkruan Rama.
