9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Shkarkohet gjyqtari që shpëtoi nga dënimi me vdekje Dritan Dajtin, Petrit Aliaj nuk justifikoi pasurinë

Gjyqtari i Vlorës Petrit Aliaj, i cili ka marrë pjesë në heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) që e shkarkoi atë nga detyra, pasi nuk justifikonte pasurinë.

Komisioni i Vetingut prezantoi si problematike pasuri të tjera të gjyqtarit Aliaj si një truall në Delvinë, mos justifikim të shumës rreth 70 mijë euro për ndërtimin e një ndërtese tre kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, probleme me pasurinë e bashkëshortes dhe mosjustifikim të shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x