13.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Dua Lipa mban premtimin, koncert falas në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë

Dua Lipa mban premtimin për të festuar së bashku ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor, në koncertin e rradhës në Tiranë.

Gjatë një video mesazhi, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u shpreh se mezi po prêt të jetë në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Dua Lipa ka vendosur ta mbyllë turin e saj botëror në Tiranë, në datën 28 Nëntor, me një koncert falas për të gjithë. “Do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë, por edhe mbylljen e një viti të mrekullueshëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, për t’ia kaluar stafetën titullit “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Do të festojmë siç i ka hije një qyteti “, tha Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x