8.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Porti i Durrësit në Kushtetuese? Bardhi ironi me ‘Rithemelimin’: Idiotësi juridike e tallje me shqiptarët

Gazment Bardhi reagon me ironi pasi Rithemelimi deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Aferën e Portit të Durrësit.

“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?

Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!

Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet padyshim në Gjykatën Kushtetuese sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, thuhet në postimin e tij

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x