8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Kreshnik Spahiu: Berisha të mbajë përgjegjësi për çdo largim nga PD

Juristi kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për çdo largim nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ndërsa premtoi rithemelimin dhe bashkimin e opozitës, Berisha solli frymën e përjashtimit dhe eliminimit të kundërshtarit brenda PD.

“Njeriu që mori përsipër rithemelim bashkimi e opozitës nuk e bën sepse ai nuk po bashkon dot partinë  e tij.

Kjo parti ka futur standardin e largimit dhe eliminimit të rivalëve brenda partisë që është shkatërrim i parimeve të demokracisë në Shqipëri. Sa kohë që do të jetë Berisha lider i opozitës Rama është i garantuar në pushtet se është marrëveshja e këtyre të dyve në 2008 që shkatërron çdo iniciativë të re politike në Shqipëri”, tha Spahiu

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x