8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

“Prokuroria po e anashkalon gjenocidin ndaj shqiptarëve”, çfarë thuhet në dosjen paraprake të Thaçit?

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar dosjen e tij paraparake te Gjykata Speciale. Ai aty ka kritikuar Prokurorinë e Specializuar që nuk i ka të mbështetura pretendimet e saj.

Keohe ka thënë se Specialja u krijua mbi raportin e Dick Martyt, e ky raport sot nuk përmendet në aktakuzë.

Avokati i Thaçit përmend edhe krimet gjenocidale serbe në Kosvoë.

“Rasti i Prokurorisë anashkalon dekadat e persekutimit të shqiptarëve të Kosovës që kulmoi me një plan shumë të koordinuar nga shteti serb për të larguar popullsinë etnike shqiptare nga Kosova. Rezistenca e armatosur civile ndaj fushatës brutale serbe të spastrimit etnik është paraqitur nga Prokuroria jo si një betejë për mbijetesë, por si një plan kriminal i UÇK-së për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 863,000 shqiptarë të Kosovës u larguan për të shpëtuar jetën e tyre në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa u vunë në shënjestër nga forcat serbe që synonin largimin e tyre”, thuhet në dosje.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë shtrembërim të historisë. Fushata e spastrimit etnik serb është në qendër të këtyre ngjarjeve. Përpjekja e Prokurorisë për të kufizuar Trupin Gjykues në një paraqitje selektive dhe të shtrembëruar të ngjarjeve nuk është vetëm ofenduese për komunitetin që i ka jetuar ato, por nuk do të gjejë mbështetje as në të dhënat e provave tashmë ekzistuese”, thuhet më tutje.

“Për të lidhur krimet e supozuara me z. Thaçi, Prokuroria është detyruar të paraqesë një rast në terma më të gjerë, duke u mbështetur në formën e zgjeruar të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”) (e njohur si NPK III), formë e diskutueshme e përgjegjësisë penale individuale, e cila lejon që një i akuzuar të dënohet kur ai as nuk ka pasur për qëllim të ndodhte krimi dhe as nuk ka dhënë ndonjë lloj kontributi thelbësor në shfaqjen e tij. Në qendër është gjoja një plan kriminal, nga ana e z. Thaçi dhe të tjerëve, për të marrë pushtetin në Kosovë përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, thuhet në dosje.

“Në realitet, Prokurorisë nuk vërtetojnë se: (i) ekzistonte plani i përbashkët kriminal; (ii) z. Thaçi ishte i angazhuar në një plan të përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontrollin mbi Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;22 (iii) ushtronte kontroll, efektiv ose ndryshe, mbi autorët e krimeve të supozuara;23 ose iv) ka dhënë një kontribut në kryerjen e krimeve që kanë pasur një efekt thelbësor në kryerjen e tyre”, thuhet në një pjesë tjetër

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x