8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Publikohet dosja paraparake për ish-presidentin Thaçi në Speciale

Gjykata Speciale e ka bërë publike dosjen paraparake për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që po akuzohet në Hagë.

Në dosjen e dorëzuar nga avokati i Thaçit, Gregory Keohe, zënë vend sqarimet lidhur me pretendimet e Prokurorisë për krime lufte, raporti i Dick Martyt, kërcënimi i Martyt me vrasje.

Kjo dosje përmban 81 faqe dhe mbi 23 mijë fjalë.

Ndryshe, Thaçi, Veseli e të tjerët po përballen me 10 akuza nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.

Më 5 nëntor janë bërë dy vite prej që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë arrestuar nga hetuesit e Speciales.

Deri tash, është refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri. DOSJA

Më poshtë e keni konkluzionin e përkthyer:

KONKLUZION:

Z. Thaçi ishte arrestuar 24 muaj më parë, dhe të gjitha kërkesat për lirim të parakohshëm janë refuzuar. Prokuroria e Specializuar ka paraqitur rastin pa asnjë lidhje me pretendimet për trafikim të organeve për të cilat Gjykata u themelua që t’i hetonte dhe përndiqte, dhe që e ka, në qendrën e saj, një prezantim të thjeshtëzuar dhe të përzgjedhur të ngjarjeve historike. Një mbikëqyrje e materialeve të cituara në dosjen paraprake të Prokurorisë në mbështetje të pretendimeve zbulon që, edhe në pikën më kulmore të saj, rasti i Prokurorisë nuk është ashtu siç paraqitet. Faza paraprake është tejzgjatur, me përgatitjen e Mbrojtjes dhe hetimet që janë kufizuar nga një proces i çorganizuar zbulimi, dhe nga masat më restriktive mbrojtëse për kontaktimin e dëshmitarëve në historinë e drejtësisë kriminale ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, përgjatë këtij procesi, z. Thaçi dhe këshilltarët e tij kanë bashkëpunuar plotësisht me procedurën në mënyrë që të pastrohet emri i tij. Z. Thaçi kërkon seanca gjyqësore të jetë publike dhe e dorëzon këtë dosje paraprake në mbështetje të këtij qëllimi. (Nacionale)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x