15.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

KQZ nis procedurat për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr serbë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe, që kanë dhënë dorëheqje.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, së bashku me zyrtarët e tjerë serbë në institucionet në veri të Kosovës, dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

“Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas procedurave, deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

Më 7 nëntor, kur deputetët e Listës Serbe dorëzuan dorëheqjet, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk rrezikohet puna e këtij institucioni.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x