12.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Shkarkohet prokurori i Durrësit, Ilir Turja/ Nuk kaloi vettingun

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kujtojmë se Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x