Drejtuesi i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zgjedhur banorët e Astirit për të zhvilluar takimin e radhës politik. Ai i ka folur atyre për shembjen e shtëpive për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas Berishës banorët e kësaj zone ishin viktimë të interesave të trafikanëtëve dhe disa politikanëve të lidhur me ta.
“Së pari, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit, për qëndresën tuaj heroike, qytetare, ndaj njërës nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe. Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin tuaj të pamposhtur. Unë shpreh shumë mirënjohje ndaj banorëve ndaj banorëve të Kombinatit të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD-në, kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi”, tha Berisha.