Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar pranë institucioneve kryesore, ndërsa efektivë të policisë rrugore, forcave Shqiponja dhe forcave të rendit janë vendosur në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia ka vendosur në gatishmëri edhe tetë autobotë me ujë, dronë dhe kamera me rezolucion të lartë për monitorimin dhe identifikimin e protestuesve. Efektivët janë pajisur gjithashtu me spraj piperi dhe gaz lotsjellës, ndërsa përdorimi i plumbave të gomës parashikohet vetëm në rast të përshkallëzimit të situatës.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është vendosja e flamurit kuqezi në parzmoret e efektivëve, patrullat dhe automjetet e policisë. Sipas gazetarit, ky gjest synon të përcjellë mesazhin se 28 Nëntori është një ditë feste dhe se protesta duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Ndërkohë, policia ka shtuar kontrollet në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për persona të cilësuar si të padëshiruar nga autoritetet dhe me prirje ekstremiste. Sipas informacioneve të raportuara, disa persona nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar.
Policia po përgatitet edhe për skenarin e bllokimit të akseve kryesore të Tiranës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet protesta dhe nëse grupimet e ndryshme do të bashkohen në një tubim të vetëm.
- Katy Perry dhe Justin Trudeau udhëtojnë me trenin luksoz që kushton 80 mijë paund nata, ja çfarë fshihet brenda tij! - 28/11/2026
- Fitoi 1 milion dollarë në lotari, por një fotografi në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë emigrantit në SHBA! - 28/11/2026
- 400 mijë të ftuar, 500 mijë ëmbëlsira dhe 151 makina për dhëndrin/ Dasma madhështore e politikanit indian bën xhiron e botës! - 28/11/2026