Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të Fazës III të projektit, po vijojnë me ritme të larta.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë orëve të natës po kryhet montimi i trarëve në rampat e Nyjes së Laknasit, me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e automjeteve.
Paralelisht, po punohet edhe për shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin e zgjerimit të superstradës, nga Mbikalimi i Kasharit deri te Mbikalimi i autostradës Thumanë-Kashar.
Punimet gjatë natës synojnë të minimizojnë ndikimin në qarkullimin e përditshëm të mjeteve.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos! - 26/11/2026
- Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin! - 26/11/2026
- Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata! - 26/11/2026