9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Zgjedhjet e 14 majit,  Dogjani: Do fitoj Bashkinë e Kamzës, të dalin 10 socialistë përballë meje

Asllan Dogjani i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Kamzës, është shprehur i bindur se do të fitojë në këtë bashki.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dogjani theksoi se në Kamëz nuk shikon asnjë rrezik ndërsa tha se është i gatshëm të dalë i  vetëm përballë 10 socialistëve.

“Unë nuk kam asnjë merak përsa i përket kësaj gare. Jam shumë i kënaqur që janë bërë primaret në PD. Kam bindjen e plotë se do të ketë transparentë. Kam një mbështetje të jashtëzakonshme të PD-së.

U kam siguruar që do të bëjë çmos që qytetarët e Kamzës të kenë hapësira. Në Kamëz nuk kemi asnjë lloj problemi.

PD është e bashkuar. Në Kamëz nuk shikojë asnjë rrezik, do bëjmë primaret dhe do të fitojmë thellë. Të dalin 10 socialistë përballë meje, e kam të fituar Bashkinë e Kamzës, sepse besoj shumë te ata njerëz që asnjëherë nuk janë përulur përballë dhunës së shtetit.”- tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x